MENU
klinika

Charlotte Hornets

Michael Jordan merr vendimin surprizë!

18.09.2019 - 13:38

Michael Jordan ka vendosur të shesë një pjesë të aksioneve të skuadrës së Charlotte Hornets, ekip që militon në NBA.

Sipas “Charlotte Observer”, ikona e NBA-së, që është pronar i këtij ekipi, do t’ia shesë një pjesë të aksioneve dy investitorëve nga Nju Jorku.

Ende nuk dihet se sa do të jetë përqindja e aksioneve që Michael Jordan do të shesë dhe emrat e dy aksionerëve.

Gjithsesi, mësohet se 6 herë kampioni i NBA-së do të ruajë mazhorancën e aksioneve dhe kontrollin e skuadrës.