MENU
klinika

Dërgoi Raptos në finale

Federata ‘ngre në detyrë’ trajnerin e Raptors

29.05.2019 - 20:42

Federata Kanadeze e Basketbollit ka vendosur të emërojë trajnerin e skuadrës së Toronto Raptors, Nick Nurse, në krye të ekipit kombëtar të basketbollit për meshkuj.

Ai do të drejtojë skuadrën në Botërorin 2019 që zhvillohet në Kinë në shtator të këtij viti.

Ky vendim erdhi pas punës së shkëlqyer që Nurse ka bërë në krye të ekipit të Toronto, që për herë të parë ka fituar titullin kampion në Konferencën e Lindjes dhe ka kualifikuar skuadrën kanadeze në finalet play off (do të luajë ndaj Golden State për titullin kampion në NBA).

“Ne duam që ai të vijojë punën e nisur jo vetëm me skuadrën e Toronto por edhe me basketbollin kanadez, për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sporti në vendin tonë”, thuhet në deklaratën e Federatës.