Pas kthimit nga Berlini, ku ishte pjesë e Samitit, kryeministri Rama ka mbledhur grupin parlamentar të Partisë Socialiste.
Gjatë fjalës së tij, Rama sqaroi se Samiti në Berlin nuk kishte lidhje me negociatat dhe anëtarsimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
‘Nuk kisha parë kurrë më parë dezinformim politik mediatik të një ngjarje politike ku kam qënë pjesëmarrës.
Samiti s’ kishte asnjë lidhje me negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, nuk kishte asnjë samit për çështjen e integrimit europian.
Tema e samititi ishte bashkëpunimi rajonal, në një kohë para samitit kancelarja gjermane Anglea Merkel kishte dy takime me kryeministrin Zaev dhe me mua ku u fol lidhur me çështjen e çeljes së negociatave për anëtarësim.
Unë nuk shkova për tu njohur me vendimin e Gjermanisë në zyrën e kancelares sepse kancelarja nuk e thotë kurrë fjalën e fundit të parën.
Gramafonët e filxhanët e Tiranës që gjurmuan kodin e zi për mbylljen e negociatave, ishin një shprehje ekstreme e dëshpërimit të gjithë atyre që duan të marrin Shqipërinë në rrugë e thyeqafjes’, u shpreh Rama.
Gjithashtu Rama dha sqarime edhe në lidhje me pritshmëritë për çeljen e negociatave për Shqipërinë.
“Pa pikë turpi që nga Saliu e deri te dajë Titit vrapuan të sulmojnë qeverinë tonë përmes presidentit të Francës që përkundrazi e ka vlerësuar punën tonë.
Mjerë ky vend për këta vulëhumburtë dëshpëruar që nuk lenë gjë pa shifur e pa shpikur për të helmuar njerëzit.
Ne e kemi cuar Shqipërinë në derën e paradhomës së BE, pas të cilës zhvillohen negociatat.
Gjermania e Franca nuk do na e mbyllin derën e asaj paradhome.
Kancelarja Merkel dhe nënkryetari i grupit të CDU, na kanë pritur me shumë respekt dhe e kanë vlerësuar progresin.
Na kanë siguruar predizpozimin e tyre për njohjen e Shqipërisë në celjen e negociatave.
I vetmi problem është koha fizike për Bungestagun, është tejet e shkurtër dhe këtu ka një detaj për ata që duan të kuptojnë.
Pse KE vendosi këtë vit që ta nxjerrë raportin në fund të majit? Për mos e nxjerrë gjatë zgjedhjeve për PE dhe për mos e kthyer rekomandimin e pritshëm në mish për top për fushata elektorale.
Prandaj edhe është folur për shtatorin nga pala gjermane por kurrsesi për mosceljen e negociatave.
Sa për Francën, duhet pritur me shumë durim procesi i zgjedhjeve europiane në maj”, tha Rama ndërsa shtoi se Shqipëria nga ana e saj i ka bërë detyrat.
“Do ishim në pozitë të vështirë sot nëse ne, Shqipëria nuk do ishim në rregull, dhe Komisioni që bën vlerësime reale, nuk do rekomandonte hapjen pa kushte të negociatave. Por si mund të mos jemi me kokën lart, kur ky nuk është fare rasti?”.