08.05.2019 - 14:53
Një ditë më parë, ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu u arrestua pas trazirave në Unazën e Re.
Teksa ndodhet në komisariatin nr.6, Balliu akuzon policinë për dhunë gjatë shoqërimit pas protestës.
Balliu ka kërkuar kryerjen e një akt-ekspertimi për dhunën, të kryer tashmë nga mjekët ligjorë.
Këta të fundit kanë përpiluar një raport, i cili është dërguar prokurorisë.
Balliu akuzohet për veprat penale “kundërshtim me dhunë ndaj punonjësve të policisë”, “prishje e qetësisë publike” dhe “pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Ish-deputeti është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, sipas Balkanëeb.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Debatet në mbledhjen e Grupit Parlamentar
“Djegie mandatesh”/ Çfarë mendojnë deputetët e PD-së?
Dita e 76-të e protestës