MENU
klinika

Deklarata

Nesër protesta opozitës/ Braçe i “përvishet” Bashës: A e dini fundin?

10.05.2019 - 09:51

Këtë të shtunë opozita ka paralajmëruar zhvillimin e protestës së radhës kombëtare.

Eksponentë të ndryshëm të Partisë Demokratike janë artikuluar se në këtë protestë do të jetë edhe fundi i qeverisjes Rama.

Në lidhje me këto deklarata ka reaguar edhe zv.kryeministri Erion Braçe.

Përmes një postimi në Facebook, Braçe shkruan se opozita i ka bërë të gjtha, nga sulmi me armë të lehta deri te ai me armë të rënda.

“Do e bëni prapë? Po fundin a e dini? Akoma s’keni vënë mend?’, pyet retorikisht Braçe ndërsa shton se pushteti nuk merret me dhunë.

Më tej zv.kryeministri artikulon një sërë akuzash ndaj liderit të opozitës Lulzim Basha.

‘Je i njëjti Lulzim, edhe i akuzuari nga prokuroria si shpërdorues epik i parave publike, edhe ministri ushtarët e të cilit vranë në mes të Bulevardit’, shkruan Braçe.

REAGIMI I PLOTË I BRAÇES:

DO TA SHIHNI NE 11”! Po cdo shohim?!

Ceshte kjo “goditja perfundimtare”?!
Po si nuk e kupton qe
i keni bere te gjitha, te gjitha;
Keni sulmuar me
arme te lehta e te renda,
me tanke e antitanke,
keni hyre deri ne zyra,
televizion gjithashtu;
Po pastaj, e mbani mend?!
Firuat!
Do e beni prape?
Po fundin a e dini?
Akoma skeni vene mend?
NUK MERRET PUSHTETI ME DHUNE OOO LYLZIM!
Kurre!

A nuk e kupton qe cdo gje qe te besh, largohesh edhe me shume nga ai qe ke qellim unik:
PUSHTETIN!

Je i njejti Lylzim,
edhe i akuzuari nga prokuroria si shperdorues epik i parave publike,
edhe ministri ushtaret e te cilit vrane ne mes te Bulevardit;

#IPAGJYKUARI I PERJETSHEM!

VO: nje akuze e rende penale,
nuk fshihet me mitingje partie,
po vetem me gjyq! Ai te tmerron!
Ai te ben te pabesueshem! Ai te ben qesharak!