MENU
klinika

Jelekportokallinjtë në PD

Nis protesta e opozitës, Basha pret banorët e “Astirit”

11.05.2019 - 18:59

Protestuesit e opozitës janë grumbulluar në orën 18: 30 minuta në selinë e Partisë Demokratike, ku Lulzim Basha ka dal personalisht nga zyra për të takuar ish-deputetin, Klevis Balliu dhe banorët e “Astirit”.

Ndërkohë që turma ka filluar të mblidhet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Me flamur kombëtar dhe të Partisë Demokratike, protestuesit po mblidhen në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Me thirrje “Rama Ik”, “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” apo “Shqiptarët e bashkuar kanë për të fituar”, protestuesit e opozitës po zhvillojnë sot protestën e 4 kombëtare.

Shumë prej protestuesve janë të pajisur me kundra gaz.