MENU
klinika

Franck: Shqipja me 26 gjuhë

Një popull i vogël i një historie pa mbarim…

24.05.2019 - 12:47

    Është një popull i vogël, diku në Ballkanin Perëndimor, që historia i ka veshur, në fakt, duke ia mbuluar më shumë të dhënat historike. Është një popull që, të lë pa fjalë nëse ia njeh shpirtin, zakonet, traditën, veshjet, pastërtinë e karakterit ‘ngjyrosur’ me dritën e diellit (perëndia e tyre hershme e paganizmit).

Është po ai popull, që secili prej shkrimtarëve, historianëve, poetëve apo politikanëve që e kanë shkelur, nuk ka mundur të ikë indeferent prej atje. Ka prej tyre që janë magjepsur, duke ia kthyer mikpritjen dhe bukurinë e pakrahasueshme natyrore me vargje bujare, plot patos e admirim për këtë vend me këta njerëz bujarë, që historia i ka sprovuar qysh në gjenezë.

 

 

 

Sikundër Bajroni i këndoi maleve të rrepta si karakteri i shqiptarëve, Sebastian Franck (humanist, teolog, gjeograf dhe publikues gjerman i mesit të viteve 1499-1543) tregon shqiptarët sipas tij, në një dorëshkrim të vitit 1534. Dorëshkrimi, zbuluar nga Robert Elsie, karakterizohet nga të dhëna, që për hir të së vërtetës, nuk janë bazuar në fakte. Për më tepër, dorëshkrimi vijon si më poshtë:

 

“Shqipëria, një provincë e fuqishme e Evropës

 

 

 

Njerëzit në Shqipëri lindin me flokë të bardha, sepse është një rajon i ftohtë që përballet me Azinë. Në këtë vend qentë e mëdhenj endacakë, që mund të sulmojnë dhe masakrojnë dema të egër dhe elefantë, i shihni kudo.

Këta njerëz kanë sy të shndritshëm me ngjyra, që mund të shohin më mirë natën sesa ditën.

Solinus ishte i mahnitur nga kjo.

Shqipëria ka qenë pak a shumë, një pjesë e Maqedonisë dhe i përkiste asaj.

Pjesë e saj, janë qytete të famshme si Durrësi dhe Apollonia.

Gjuha e njerëzve nuk kuptohet as nga grekët dhe as nga sllavët.

 

 

 

 

Në lindje, kanë detin dhe në perëndim është Iberia.

Është një rajon malor dhe banorët, fillimisht ishin barinj.

Janë njerëz kaq të thjeshtë, sa nuk e dinë se çfarë është paraja.

Ata nuk dinë të numërojnë mbi njëqind.

Ata mbeten të zënë mes tyre.

Nuk e njohin peshën dhe masat, madje as nuk dinë të jenë fermerë.

 

 

 

 

Janë të pajisur vetëm për luftë dhe adhurojnë diellin dhe hënën.

Ky vend, ka gjarpërinj të mëdhenj, akrepa dhe merimanga vdekjeprurëse.

Strabo thotë, se ata kanë 26 gjuhë.

Fillimisht u pushtuan nga persët, më pas nga maqedonasit, më pas nga romakët dhe tani janë të pushtuar nga turqit”./Konica.al

 

Përgatiti: Hera Lera

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Shqiptarët, një racë e rrallë; miq e armiq të turqve!”

‘Shqiptarët më 1904-ën’, si i përshkruante gazeta amerikane

Çmimi Kombëtar ‘’Lumo Skëndo’’

‘’Tregime të moçme shqiptare’’ nderohet me titull


"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe