31.05.2019 - 17:03
Hygerta Sako është një ndër moderatoret më të njohura të ekranit dhe një nga vajzat më të bukura që ka mbajtur kurorën e bukurisë në “Miss Albania”.
Ajo merr shpesh vëmendjen e shtypit rozë edhe për shkak të pamjes së saj, teksa cilësohet si një ndër femrat shqiptare më të bukura.
Prej kohësh Hygerta është divorcuar nga bashkëshorti, me të cilin ka dhe një vajzë të quajtur Ana.
Bukuroshja ka rrëfyer një episod me të bijën, e cila i kishte kërkuar së ëmës t’i shpjegonte ç’do të thotë romancë.
‘Ja shpjegova, kur dy njerëz duhen shumë, dashuria është në maksimum… ‘E kuptova‘, më tha. ‘Ti ke romancë me selfien dhe me gjumin”, ka treguar Hygerta duke qeshur.