Maxhoranca ka zgjedhur sot deputetin demokrat, Myslim Murrizi si zëvendëskryetar i Parlamentit të Shqipërisë.
Murrizi do të marrë postin e zv.kryetarit të Parlamentit që dikur mbahej nga Edi Paloka. Ky votim është miratuar me 94 vota dhe 1 votë abstenim të vetë, Myslym Murrizit.
Gjatë votimit Gramoz Ruçi tha se vota ishte e Murrizit që sipas tij voton abstenim sepse është në konflikt interesi.
Ndërkohë që po sot janë caktuar dhe drejtuesit e Komisioneve Parlamentar që do të drejtohen nga “opozita e re”.
Rudina Hajdari do të jetë kryetare e Komisionit të Integrimit, ndërkohë që, Fatjona Dhimitri Kryetare e Komisionit të Medias.
Enver Roshi ka marrë drejtimin e Komisionit të Shendetësisë, ndërkohë që Ralf Gjoni është zgjedhur zv.kryetar i Komisionit të Jashtëm.
Postet që mori ‘opozita e re’:
– Myslym Murrizi, zëvendëskryetar i Kuvendit
– Rudina Hajdari, kryetare e Komisionit të Integrimit Europian
– Fationa Dhimitri, kryetare e Komisionit të medias
– Enver Roshi, kryetar i Komisionit të Shëndetësisë
– Alban Zeneli zv.kryetar në Komisionin e Sigurisë
– Halil Jakini zv.kryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese
– Korab Lita, zv.kryetar i Komisionit të Ligjeve
-Ralf Gjoni zv.kryetar i Komisionit të Jashtëm