MENU
klinika

Nderohet në moshën 83-vjeçare

“Palma e artë” mitit të kinemasë franceze

08.05.2019 - 16:56

Alain Delon, legjenda e kinematografisë franceze, do të nderohet me çmimin “Palma e Artë” për karrierën në edicionin e 72-të, të festivalit të Kanës. Ky vit, sjell regjisorët Quentin Tarantino dhe Abdellatif Kechiche, që i bashkohen listës së regjisorëve prestigjiozë, ndërsa për herë të parë shënohet pjesëmarrje e lartë të grave në garën e çmimit të madh.

 

 

Aktori francez Alain Delon pritet të marrë çmimin “Palma e Artë” për karrierën në edicionin e 72-të të festivalit të Kanës, që do të mbahet në datat 14-25 maj. Çmimi për Delonin u konfirmua zyrtarisht në prag të prezantimit në Paris, të programit të festivalit. Aktori e merr këtë çmim, në moshën 83-vjeçare.

 

 

Shfaqja e tij e parë në ekranin e madh daton në vitin 1957 me “Godot” ndërsa në karrierën e tij numëron 95 filma si aktor, 30 si producent dhe 3 si regjisor. Interpretimi i parë i suksesshëm është ai i të riut Tom Ripple në “Krim në dritë të diellit”.

 

 

Quentin Tarantino dhe Abdellatif Kechiche që i bashkohen listës së regjisorëve prestigjiozë që garojnë këtë vit bashkë me Pedro Almodovar, Ken Loach apo vëllezërit Dardenne. “Once Upon a Time… in Hollwood” me aktorë Leonardo DiCaprio dhe Brad Pitt është një prej filmave më të shumëpritur për vitin 2019.

 

 

 

Ky vit shënon herën e parë të pjesëmarrjes së lartë të grave në garën e çmimit të madh. Janë 13 filma nga regjisore femra që janë planifikuar për festivalin, por vetëm 4 prej 19 filmave në garë për “Palmën e Artë” janë nga gra: Atlantique” nga Mati Diop, “Little Joe” nga Jessica Hausner, “Portrait of a Young Lady on Fire” nga Celine Sciamma dhe “Sibyl” nga Justine Triet. Ndërkohë, dekori për Festivalin e 72-të të Kanës, gati ka përfunduar dhe ky edicion premton shumë surpriza.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


As qenin s'do doja ta lija vetëm...

Alain Delon: E urrej botën