MENU
klinika

Nga The Economist

Partitë e mëdha britanike po ‘ndëshkohen’ për Brexit

03.05.2019 - 15:50

Votuesit e lodhur me ngërçin politik në Westminster, pothuajse tre vjet pas referendumit për t’u larguar nga Bashkimi Evropian, ndëshkuan Konservatorët dhe Laburistët në zgjedhjet lokale më 2 maj. Ata ia dhanë mbështetjen e tyre partive më të vogla.

Konservatorët kishin ‘humbur terren’ në të dyja zonat e mbetura të votimit. Ata raportohet të kenë humbur paraprakisht mbi 400 këshilltarë në 248 këshillat e vendit.

Rezultati parashikohet të përkeqësohet deri në 1 mijë të tillë, ndërsa laburistët e Jeremy Corbyn po ashtu janë ndëshkuar me të paktën 60 poste më pak.

Liberal Demokratët ishin përfituesit kryesorë. Deri në orën 9 të mëngjesit pas votimit, ata kishin fituar tetë këshilla. Partia e Gjelbër gjithashtu fitoi 40 vende.

Të dyja partitë kryesore ofruan justifikime për performancën e dobët.

Liberaldemokratët folën shpejt për triumfin. Sir Ed Davey, zëdhënësi i partisë, e cilësoi atë si rezultatin më të mirë ndër vite.

Figura të ndryshme të spektrit politik pranuan të premten se paqartësia me Brexit ka luajtur një rol vendimtar në rezultatet e fundit, dhe veçanërisht dështimi i mazhorancës dhe i opozitës për të arritur një kompromis rreth problematikës serioze.

Nuk munguan edhe zërat që kërkuan ndryshimin e lidershipit të qeverisë , pasi qytetarët duket se kanë humbur besimin te partia në pushtet.

Ajo që është e qartë tashmë është se votuesit e ngopur me dy partitë kryesore kanë shumë opsione të tjera, qoftë Liberaldemokratët ose Të gjelbrit (të dyja ofrojnë kundërshtim të plotë ndaj Brexit), ose të tjera. As Laburistët, as Konservatorët nuk do të shohin përfitime politike nga Brexit. Por partitë e tjera po.