MENU
klinika

Flet mjeku

Përkeqësohet situata në Bulqizë, shkon në 100 numri i të helmuarve

06.05.2019 - 10:19

Numri i të helmuarve nga uji i pijshëm në Bulqizë ka shkuar në 100.

Situata në këtë qytet duket se sa vjen edhe bëhet më shqetësuese.

Ndërsa priten analizat përfundimtare për të mësuar se çfarë e ka shkatuar helmimin e banorëve, mjeku Ramazan Ceni është i bindur se një situatë të tillë e ka shkaktuar uji.

Personat paraqiten me bark dhe të vjella por edhe me dhimbje barku. Helmimi ka ardhur nga uji, fluksi i të prekurve vazhdon”,- thotë ai.