MENU
klinika

"30 të proceduar, 4 të arrestuar"

Përplasjet tek ‘Unaza e Re’, Policia jep detaje

08.05.2019 - 10:49

Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me aktet e dhunës gjatë ditës së djeshme tek Unaza e Re.

Policia njofton se 30 persona janë proceduar për këto akte, mes tyre 4 të arrestuar, 3 të shpallur në kërkim dhe të tjerë që janë proceduar në gjendje të lirë.

“Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka arrestuar 4 shtetas, për veprime të dhunshme mbi Policinë dhe shkatërrimin e pronës, ditën e djeshme në zonën e Unazës së Re.

Veprimet proceduriale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor, njofton policia, ndërsa në mesin e të arrestuarve është edhe ish-deputeti i PD Klevis Balliu.

Janë proceduar në gjendje të lirë dhe 23 persona të tjerë, si dhe 3 janë shpallur në kërkim.

Për sulmet dhe veprimet e dhunshme mbi punonjesit e policisë janë arrestuar shtetasit:

– K.B., 30 vjeç, banues në Tiranë
– L.M., 42 vjeç, banues në Tiranë
– S.H., 34 vjeç, banues në Tiranë
– E.S., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Po punohet për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së djeshme.

Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprat penale ”Kundërshtim me dhunë të punonjësit të rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, ”Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN