MENU

Sezoni turistik

Pogradeci largon turistët/ Qyteti me liqen, por i papastruar

03.05.2019 - 17:41

Pogradeci synon turizmin në 4 stinë, por në prag të sezonit turistik veror bregu i liqenit ende nuk është gati.

Në verë janë të shumtë vizitorët që zgjedhin të pushojnë nga Pogradeci deri në Tushemisht, por ndërkohë bregu i liqenit lë shumë për të dëshiruar.

Pirgje me mbetje, por edhe një breg i pasistemuar është ajo çfarë do të ofrohet për turistët, të cilët do t’i drejtohen Pogradecit.

Ngrohja e motit ia ka shtuar vizitoret Pogradecit, por ndërsa në qendër të qytetit të Pogradecit vija liqenore është pastruar e sistemuar, në drejtim të Tushemishtit realiteti është krejt ndryshe.

Pogradeci ka trashëguar pasuri shumë të mëdha natyrore, liqeni i rrethuar me relievin malor e bëjnë atë të veçante, por vetëm kaq është shumë pak per t’iu ofruar pushuesve atë që presin.

Nuk mjafton vetëm dëshira e banoreve për t’iu përkushtuar turizmit, por duhet edhe vëmendja e institucioneve.