Ditën e sotme ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu dorëzoi në Prokurori disa prova për dhunën e policisë ndaj banorëve të Bregut të Lumit.
Përmes një deklarate për mediat pas dorëzimit të provave, apeloi Prokurorinë që të bëjë detyrën e saj.
Deklarata për mediat:
“Ka nje dasi te qarte, jo çdo efektiv policie eshte i standadit qe te dehur dhunojne qytetaret, me urdher te drejtuesve dhe Rames.
Policia eshte e perqendruar drejt dhunimit te protestuesve dhe jo te bandave te krimit, sot armiku i policise per shkak te Rames, dhe kupoles se inkrimunuar dhe dehur te policise se Shtetit, eshte qytetari shqiptar.
Jetojme ne kohe te veshtira, eshte krize dramatike, politike dhe ekonomike.
Dhune si e keni pare te Bulevardi ka qene e papranueshme por nuk kemi asnje te shoqeruar, vazhdon ne pune shefi i komisariatit, qe u kap me ze dhe figure teksa dhunon nje vajze, qe une e dorezova sot ne prokurori.
Nuk ka asnje rruge tjeter, veç revoltes mbarekombetare qe te ktheje normalitetin ne kete vend.
Ne me cdo mjet do i dalim ne mbrojtje qytetareve qe dhunohen nga policia”- tha ai.