11.05.2019 - 22:37
Përmes një fjale të shkurtër që mbajti tek selia e Partisë Demokratike, kryedemokrati Basha u bëri thirrje të gjithë protestuesve të zhvendosen tek Drejtoria e Policisë.
Kjo thirrje për zhvendosje erdhi pas dhunës së ushtruar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ndaj sekretarit organizativ të Partisë Demokratike, Sait Dollapi.
“Me urdhër të Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt është dhunuar në mënyrën më barbare të mundshme. Është shoqëruar në drejtorinë e policisë. Ju bëj thirrje gjithëve ju që të na ndiqni në drejtim të Policisë së Tiranës”, tha Basha.