05.05.2019 - 22:24
Maqedonia e Veriut votoi sot në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ku në garë ishin kandidati i qeverisë Stevo Pendarovski dhe kandidatja e opozitës, Gordana Davkova.
Shqiptarët janë ata që do të përcaktojnë fituesin, ndërsa pjesëmarrja është mbi 40% dhe është arritur kushti për ta cilësuar procesin të vlefshëm.
Deri në orën 20:00 kanë qenë mbi 802 000 votues.
Pra, Maqedonia e Veriut do të ketë një President të ri. Nga numërimet e para ka një epërsi të dukshme Stevo Pendarovskit.
Rivalët votuan pas mesditës, me gjysmë ore diferencë dhe të dy u shprehën të sigurtë për fitoren.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Maqedoni e Veriut
Balotazhi i zgjedhjeve presidenciale, mbyllen votimet
Maqedonia e Veriut
Balotazhi, kandidatët duan votat e shqiptarëve
Bashkëpunimi me Maqedoninë e Veriut