MENU

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut

Fituesi brenda mesnatës, Pendarovski në avantazh

05.05.2019 - 22:24

Maqedonia e Veriut votoi sot në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ku në garë ishin kandidati i qeverisë Stevo Pendarovski dhe kandidatja e opozitës, Gordana Davkova.

Shqiptarët janë ata që do të përcaktojnë fituesin, ndërsa pjesëmarrja është mbi 40% dhe është arritur kushti për ta cilësuar procesin të vlefshëm.

Deri në orën 20:00 kanë qenë mbi 802 000 votues.

Pra, Maqedonia e Veriut do të ketë një President të ri. Nga numërimet e para ka një epërsi të dukshme Stevo Pendarovskit.

Rivalët votuan pas mesditës, me gjysmë ore diferencë dhe të dy u shprehën të sigurtë për fitoren.