MENU
klinika

Detajet

Protesta e dhunshme e opozitës/ Policia në aksion, arreston 7 persona

14.05.2019 - 09:53

Vetëm një ditë pas protestës së opozitës mësohet se janë arrestuar 7 persona dhe janë proceduar në gjendje të lirë 15 të tjerë.

Arrestimi i tyre erdhi pas analizimit të pamjeve filmike të kamerave të sigurisë dhe pamje të tjera të siguruara nga policia gjatë protestës

Ata akuzohen për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës” dhe ”Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin e persona të tjerë të dyshuar për kryerjen e veprimeve të kundraligjshme në protestë.

Opozita mbajti ditën e djeshme protestën e pestë kombëtare, ky ndryshe nga protestat e kaluara, kjo e 13 majit ishte një protestë pushim.

Protestuesit, të udhëhequr nga kreu i PD-së, Lulzim Basha marshuan për tre orë, duke kaluar nëpër pesë institucione të vendit.