MENU
klinika

Takimi me strukturat

Protesta e opozitës/ ‘Zbutet’ Kryemadhi: Shmangni dhunën!

24.05.2019 - 20:14

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me strukturat në njësinë bashkiake nr. 11 në Tiranë.

Kryemadhi i ftoi ata dhe gjithë shqiptarët të marrin pjesë në protestën e nesërme të opozitës.  Por ndryshe nga herët e tjera, ku një gjë e tillë nuk është përmenduar, Kryetarja e LSI i ftoi protestuesit të shmangin aktet e dhunës.

Ajo i fton ata të bëhen pjesë e një proteste paqësore, pasi beteja e tyre, siç thotë, bëhet për të rrëzuar regjimin e kalbur.

“Nesër t’i themi boll regjimit diktatorial. Është një nga protestat më të mëdha. Edhe pse është muaji i Ramazanit dhe shumë shqiptarët agjërojnë ua bëftë dritë dhe të na i falë mëkatet. Do tregojmë çdo gjë që ka të bëjë me të ardhmen e fëmijëve tanë, do jemi në ballë të çdo proteste.

Beteja jonë është e ardhmja e fëmijëve shqiptarë, që të hapim negociatat me BE. Nesër mos ndaloni, i bëj thirrje gjithë Shqipërisë, protestat tona paqësore janë protestat që do sjellin ndryshimin. Ju bëj thirrje të distancoheni nga dhuna edhe pse njerëzve ju ka ardhur aty ku nuk mban më.

Detyra jonë është të rrëzojmë sistemin, jo të sulmojmë godinat. Policët që kemi përballë t’i konsiderojmë si vëllezërit tanë”,- tha Kryemadhi.