12.05.2019 - 10:09
Policia e Shtetit ka nisur arrestimet e protestuesve të opozitës së bashkuar, protestë e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje të forta.
Mësohet se deri tani janë arrestuar 50 protestues, ndërsa 40 të tjerë po ndiqen në gjendje të lirë.
Sipas burimeve policore, të arrestuarit dyshohet se kanë ushtruar dhunë dhe kanë prishur qetësinë publike në protestën e katërt kombëtare që zhvilloi opozita një ditë më parë.
Ndërkohë në orën 11:00 është paralajmëruar një tjetër protestë e opozitën, e cila do të mbahet tek Drejtoria e Policisë ku do të bëhet thirrje për lirimin e të arrestuarve.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Tym dhe molotov"
Protesta e opozitës/ Si e pasqyruan mediat e huaja
Tensionet në protestë