MENU
klinika

Ç'po ndodh?

FNSH e Shqiponja zbarkojnë në Krujë

31.05.2019 - 09:49

Një megaoperacion antikanabis po zhvillohet në Krujë.

Mësohet se 20 furgona dhe 100 forca policore të FNSH e Shqiponjave kanë zbarkuar në Krujë.

Forcat policore janë shpërndarë në disa zona malore.

Në operacion marrin pjesë dhe drejtuesit e policisë së komisariatit të Krujes por edhe drejtues nga Drejtoria e Policisë së Durrësit.

Ende nuk bëhen të ditura detaje të tjera nga operacioni që sapo ka nisur.