MENU
klinika

Pritet nga familjarë dhe efektivë të FA

Ra në krye të detyrës, trupi i efektives Hasanaj mbërrin në Rinas

09.05.2019 - 13:41

Ka mbërritur në Rinas, avioni ushtarak me të cilin po sillej në Shqipëri, trupi i pajetë i efektives Zarife Hasanaj, e cila humbi tragjikisht jetën në shpërthimin që pati në bazën Adaze në Letoni ka mbërritur në Rinas.

Trupi i pajetë i nëntetares pritet nga Ministrja e Mbrojtjes, familjarë dhe efektivë të Forcave të Armatosura.

Në Rinas po zhvillohet ceremonia e pritjes, për efektiven e cila humbi jetën si pasojë e shpërthimit të një mine.

Edhe gjatë paradites së sotme është organizuar ceremonia e lamtumirës me pjesëmarrje të efektivëve nga 10 vendet pjesë e misionit “Enhanced Forwëard Presence”.