MENU
klinika

Konferenca për mediat

Rama shpall sfidën me opozitën: Nuk ka asnjë shans të rrëzojë qeverinë

12.05.2019 - 15:12

Kryeministri Edi Rama në takim me gazetarët, një ditë pas protestës tha se opozita nuk ka për t’ia dalë në rrugën që ka nisur, pasi sipas tij, qeveria është produkt legjitim i qytetarëve.

Ai theksoi se ata nuk kanë asnjë shans që të rrëzojnë qeverinë.

“Askush nga ata që të verbuar kronikë, tërheqësin pas tyre kanë njëmijë e një të drita që mos ta duan këtë qeveri nuk shkon në shtëpi me pyetjen e esenciale të familjes së vet se si do të behet jeta më e mirë ekonomike nesër. Mbrëmë nuk u goditën ata që i sollën njerëzit aty dhe i pajisen me bomba molotov, apo u paguan miliona lekë për fishekzjarrë. Ata se kanë problem se shkojnë me pushime jashtë shteti, u goditën ata që shkojnë çdo mëngjes për të hapur dyqanet dhe fermat e tyre.

I them këto jo se nuk dihen, por për të thënë se nuk ka shans teorik, jo praktik, që të marrësh dhe të rrëzosh një qeveri legjitime e dalë nga zgjedhjet kur ti ke qenë pjesë e qeverise, kur ti ke qenë me këto forma. Nuk ka ndodhur askund dhe nuk ka për të ndodhur këtu. Synimin është gjetkë dhe ai është që të vendoset vendi në kushte pamundësie dhe të shkatërrohet themeli i rendit kushtetues, që do të thotë procesi zgjedhor dhe për të konfirmuar se o ne në pushtet ose këtu vetëm qamet. Nuk do t’ia dalin, iu siguroj. Çdo protestë janë gjithmonë e më pak”, tha ai.

Opozita e sotme, sipas kryeministrit, është ajo e cila dje ishte në pushtet dhe kishte për lider ish-kryeministrin e vendit Sali Berishën, që nga “dritaret e Kryeministrisë ka vrarë njerëz”.

“Unë jam i qartë. Besoj se çdo shqiptar është i qartë se PD dhe kjo opozitë janë në rrugë qorre. Ata janë thjesht sot opozitë, por janë të njëjtët që dikur kishin pushtet dhe nga kjo dritare kanë vrarë njerëz në 21 janar. Janë vrarë 4 njerëz në bulevard.

Fatkeqësia qëndron se kjo opozitë nuk ndryshon, por vazhdon të mendojë në mënyrë barbare dhe kriminale. Derisa vazhdojnë të mendojnë kështu, ata do të ngelen aty ku janë, në mos më keq, do të humbasin edhe atë elektorat që e kanë, edhe pakicën”, tha Rama.

“Miku rrugëhumbur, kujtoje mesazhin që të kam çuar kur i ke hyre kësaj rruge”.

Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama, drejtuar kryedemokratit Lulzim Basha, duke i bërë thirrje se ende nuk është vonë që të tërhiqet nga kjo rrugë.

“Nuk je vonë akoma, të kthehesh nga kjo rrugë, për një arsye të thjeshtë: Me herët se vonë. Pasi llogarinë që ata që të ndjekin, do ta kërkojnë ty. Por, ti nuk je lider. Pasi tërhoqe partinë nga stacioni i një alternative qeverisëse tek zëri i ngjirur që më thoje: Aman ik”.

Edhe një herë, kryeministri Rama ka rrëfyer se është i gatshëm për dialog, pasi sipas tij opozita nuk kërkon pushtet por zgjidhjen e problemeve që shqetësojnë qytetarët.

“Jam i gatshëm për dialog. Fatmirësisht ata që janë me Lulzim Bashën thonë se s’kanë nevojë për karrige. S’kemi pse ulemi, se ata s’duan as pushtet dhe as karrige, se janë njësh me qytetarët. Patjetër flasim e ulemi. Nëse kjo nuk është luftë e ulët për të bërë pazar, atëherë jemi në rregull. Çdo shqetësim ulemi e flasim, ta diskutojmë e negociojmë. Përndryshe, herët se vonë, turpi do i ndjekë pas. Ata që kanë mundësi të kenë ende turp. Se jo të gjithë kanë turp, se kur të heqin vizën të huajt, s’ke turp ti heqësh vizën as Shqipërisë”, ka deklaruar kryeministri Rama.

Në konferencën e tij për mediat u shpreh se kur kjo opozitë ka qenë në pushtet nuk ka qenë me popullin shqiptar. Ai tha se kur opozita e sotme ishte në pushtet, ka treguar se nuk ka qenë me shumicën.

“Kjo opozitë që del sot këtu në bulevard dhe proteston, ka qenë në pushtet. Kur kanë qenë në pushtet, nuk kanë bërë për popullin. Ata nuk janë maxhorancë, janë pakicë. Ata duhet që të bëjnë mundime që të bëhen shumicë dhe jo të kërkojnë pushtet në tavolinë.

Në një sistem demokratik, shumica qeveris. Ata duhet të përpiqen që të krijojnë shumicën. Por në vend të kësaj vetëm dalin e protestojnë, duan pushtet në tavolinë. Sigurisht që unë jam problemi këtu, jam sepse nuk më mundin dot. Ka nga ata që thonë ik se nuk po i fus dot në burg këta protestues, por kjo nuk është detyra ime”, deklaroi Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN