MENU
klinika

Deklarata e fortë

Reforma zgjedhore/ Rudina Hajdari: Sot, një mandat deputeti kushton 1 mln euro

07.05.2019 - 18:21

Deputetja Rudina Hajdari ka bërë një deklaratë të fortë, teksa ka qenë e pranishme në nisjen e punës së Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore.

Ajo ka deklaruar gjatë fjalës së saj se sot mandati i deputetit blihet me 1 milion euro.

“Kemi arritur në një pikë ku një mandat kushton gati te 1 milion euro.

Sot nuk mund të futesh në Kuvend pa pasur fond të caktuar.

Tregu i zgjedhjeve është kthyer në treg të zi të shit-blerjes së votës”, ka thënë Hajdari.