MENU
klinika

Fjala e plotë për “Vanity Fair”

Regjisori mysliman: Feja islame nuk e dënon homoseksualitetin

31.05.2019 - 12:52

Në Festivalin e këtij viti në Torino, një nga festivalet më të rëndësishme të filmit për komunitetitn LGBT në Europë, aktivisti italo-pakistanez, Wahajat Abbas Kazmi prezantoi dokumentarin e tij me titull “Allahu e do barazinë”, në të cilin sqaron se si feja islame nuk e dënon homoseksualitetin.

Në një intervistë për “Vanity Fair”, ai thotë se të qenit homoseksual, lesbike dhe transgjinor në emër të Islamit nuk është vetëm e mundur, por edhe e drejtë.

Me kusht që ta pranojmë që nëse ‘Perëndia nuk bën gabim, atëherë askush nuk mund të jetë krijuar gabim’– Kjo është ideja që qëndron pas dokumentarit të realizuar nga ai.

E rëndësishme është që njerëzit të dinë se islami nuk është një fe homofobike”-shprehet ai.

Të qënit homoseksual në Pakistan, ose më keq, lezbike, ende është një tabu dhe mund të kushtojë jetën”- thotë Kazmi. “Është një nga shtetet më homofobike në botë. Po të isha shpallur homoseksual në vendin tim të origjinës, do të isha akuzuar për blasfemi.

Një krim që përfshin dënimin me vdekje. Shoqëria pakistaneze nuk është ende gati për të hapur një dialog mbi homoseksualitetin, megjithëse ka pasur disa përpjekje të turpshme.

 

Por në nivelin e të drejtave dalin kundër interpretimeve më të ashpra të Kur’anit dhe hadithit, tregimet rreth jetës së Profetit. Dhe homoseksualët, lesbiket dhe transgjinorët janë të dënuar për margjinalizim.”-shtoi ai.