MENU
klinika

Çfarë kërkojnë?

Romët “pushtojnë” Fierin, mësyjnë Bashkinë

30.05.2019 - 14:32

Banorët e komunitetit rom në Fier kanë marshuar sot me këmbë nga Mbrostari para Bashkisë për t’i kujtuar mungesën e ujit të pijshëm.

Teksa marshonin ata mbanin në duar pankartën; “A do na sjellë ujë në shtëpitë tona hapja e negociave me BE”.

Gjithashtu banorët mbanin në duar bidonë boshe dhe marshuan në rrugët e qytetit për problemet më jetike.

Para Bashkisë së Fierit, theksuan se prej 20 vitesh në shtëpitë e tyre në Mbrostar ku janë përqëndruar nuk rrjedh ujë i pijshëm.

Shkojmë tek të tjerët dhe mbushim bidonët.Deri kur do të vazhdojë kjo, votat do të vinë të na i kërkojnë?“, është shprehur një prej banorëve.

“Kam votuar për ta dhe nuk më kanë bërë asgjë. Legalizimet jo, tokën nuk ma kanë dhënë”, ka thënë një tjetër banorë i Mbrostarit.

Një përfaqësi e tyre u ftua në Bashkia për t’i sqaruar arsyet e vonesave.

Në dalje, banorët thanë se zyrtarët i vunë në dijeni se brenda dy muajve në zonë do të nisë një ndërhyrje rrënjësore.

Sipas bashkisë ishte në projekt. I pari ishte projekti për ujërat e zeza dhe pastaj uji i pijshëm”.

Por nga ana tjetër, banorëve i është bërë e qartë se janë debitor në pagesën e ujit të pijshëm dhe kanë qenë vetë ata që kanë prishur linjat e furnizimit dhe matësat e ujit.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier