MENU
klinika

Risia

San Francisko ndalon përdorimin e teknologjive për njohjen e fytyrës

18.05.2019 - 10:25

Ligjvënësit në San Francisko kanë votuar për të ndaluar përdorimin e teknologjisë për njohjen e fytyrës. Ky është qyteti i parë amerikan që e miraton këtë masë.

Teknologjia për njohjen e fytyrës nuk do të lejohet të përdoret nga agjencitë lokale, siç është autoriteti i transportit të qytetit.

Përveç kësaj, çdo plan për të blerë ndonjë teknologji të re të mbikëqyrjes tani duhet të miratohet nga administratorët e qytetit.

Kundërshtarët e këtij vendimi thanë se kjo do të vë në rrezik sigurinë e njerëzve dhe do të pengojë përpjekjet për të luftuar krimin.

Ata që ishin pro kësaj mase thanë se teknologjia siç ekziston sot është e pasigurt dhe përfaqëson një shkelje të panevojshme në privatësinë dhe lirinë e njerëzve.

Rregullat e reja nuk do të zbatohen për masat e sigurisë në aeroportin e San Franciskos ose në portin detar, pasi ato udhëhiqen nga agjenci federale dhe jo lokale.