MENU
klinika

Foto

Sara Hoxha në pritje të ëmbël për herë të dytë

31.05.2019 - 13:56

Trashëgimtarja e Top Channel Sara Hoxha dha lajmin e bukur se është shtatzënë për herë të dytë.

Një tjetër qytetar europian është duke ardhur“, shkruante Sara në një postim në Instagram, ndërkohë që kishte publikuar një foto të vetën me barkun e rrumbullakosur.

Duket se ardhja e fëmijës së dytë po pritet gjithashtu me shumë dashuri nga familja.

Sara ka publikuar pak momente më parë një foto të London Noor në Instastory ku shihet me një karrocë në dorë.

“Duke u praktikuar”, shkruan ajo krahas fotos, ndërkohë ende nuk ka zbuluar gjininë e fëmijës që pritet të vijë në jetë.