MENU
klinika

Çfarë kërkon ambasadori i Kosovës?

“Serbia po provokon luftë, rrezik për Ballkanin dhe botën”

10.05.2019 - 20:49

Ambasadori i Kosovës, në Maqedoninë Veriore, Gjergj Dedaj pretendon se Serbia është rrezik për paqen në Ballkan dhe atë botërore, sepse sipas tij mund të provokojë një luftë botërore me përmasa kastastrofale.

Dedaj kërkon nga NATO, SHBA dhe Bashkimi Evropian të vëzhgojnë nga afër Serbinë.

“Serbia eshte rrezik per paqen ne Ballkan dhe ate boterore!

Serbia eshte rrezik permanent per paqen, sigurine dhe stabilitetin ne Ballkanin Perendimore dhe me gjere.
Madje ajo mund te provokoj nje lufte boterore, me permasa katastrofike, per shkak te lidershipit radikal nacionalist, i cili para opinionit deshiron te justifikoj, qofte edhe permes konflikteve, deshitimin dhe debaklin ne te gjitha luftrat e shkaktuara ne dekadat e fundit, ne territorin e ish federates jugosllave.

NATO,SHBA dhe Bashkimi Europian, duhet t’i vezhgojne nga afer provokimet dhe levizjet e forcave serbe, duke ia bere te qarte se ajo mund te pesoj humbje dhe katastrofa tjera, nese luan me zjarrin dhe rrezikon paqen ne Ballkan!”– shkruan ky ambasador.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përmbledhja ditore e rajonit

‘Thaçi nuk e ka përkrahjen e popullit’


Nga përplasjet me Pleknkoviç te sanksionet ndaj Rusisë

Si “dribloi” Vuçiçi në samitin për Ukrainën

Perëndimi, presioni për sanksionet ndaj Rusisë

Çfarë paralajmëron presidenti serb? Vuçiç i frikësuar!