MENU
klinika

Denoncon këcënuesin

Shantazhohet aktorja e njohur turke “Do shfaq videot intime”

20.05.2019 - 17:13

Aktorja e njohur me emrin “Zejnep” nga seriali “Kuzey Guney”, Merve Bolugur po kalon një situatë aspak të mirë në jetën e saj.

Pas ndarjes nga bashkëshorti Murat Dalkilic, ndarje e cila u komentua shumë në media, Merve tashmë kërcënohet nga një person i panjohur.

 

Merve Bolugur është kërcënuar me mesazhe ne celularin e saj ku kërcënuesi i thotë se ka fotografi dhe video intime të aktores.

Ai i kërkoi para në të kundërt i tha se do i publikonte materialet në mediat sociale.

Merve Bolugur e denoncoi në polici dhe kanë nisur hetimet se kush qëndron pas mesazheve kërcënuese.