MENU
klinika

Sezoni turstik

Shëngjini mikpritje të veçantë për vizitorët

25.05.2019 - 13:42

Flamujt e shteteve kombëtare do të jenë simboli i mikpritjes për turistët shqiptarë e të huaj që do të zgjedhin këtë vit të pushojnë në Shëngjin.

Mbi 400 të tillë janë vendosur në rrugën hyrëse të zonës turistike. Kjo do të jetë pamja e hyrjes së Lezhës dhe Shëngjinit këtë sezon turistik.

Rreth 400 flamuj kombëtarë të shteteve nga e gjithë bota janë vendosur përgjatë rrugëve si përshëndetja e mikpritjes për turistët që do të zgjedhin këtë verë bregdetin e Lezhës.

“Është një zgjidhje shumë e duhur sepse me anë të këtyre flamujve u themi mirë se ardhjen të gjithë turistëve që do vijnë, jo vetëm për festivalin që do vijnë me mijëra vetë, por për të gjithë ata që do vijnë gjatë gjithë sezonit turistik.

Madje jo vetëm për sezonin turistik, por kjo reklamë që ata mund të bëjnë në rrjetet sociale, na ndihmon. Kjo kosto ia vlen për të gjithë ata që do vijnë, për mua është diccka ë vështirë, se janë goxha lekë që janë shpenzuar”, u shpreh Arben Fushaj, administrator biznesi në turizëm.

Të paktën 6 mijë turistë pritet të mbërrijnë në fund të majit festivalin ndërkombëtar të muzikës elektronike që do zhvillohet tek Rana e Hedhun.