MENU
klinika

Trajtimet

Shpëtoni me një lugë kripë nga 2 probleme të lëkurës!

21.05.2019 - 21:18

Kripa është një nga ato produkte që nuk mungon kurrë në kuzhinën e gjithsecilit prej nesh, megjithatë e keni menduar ndonjëherë se përveç u jep shije karakteristike pjatave që gatuani, mund ta përdorni edhe për fytyrën?

Pikërisht siç e lexoni, kripa e jodizuar dhe ajo e trashë janë një aleat i shkëlqyer për eliminimin e pikave të zeza dhe akneve të ndryshme në lëkurë.

Madje vitet e fundit, industritë e mëdha kozmetike po e përdorin gjithmonë e më shumë si përbërësin kryesor të shumë kremrave dhe locioneve, dhe jo vetëm: lexoni nga trajtimi i akneve tek shërimi i plagëve, ja cilat janë 5 arsyet pse duhet të përdorni ujë dhe kripë dhe Ja çfarë ndodh nëse shtoni dy lugë kripë në shampon e flokëve.

pikat e zeza ne fytyre-konica.al.jpg
pikat e zeza ne fytyre-konica.al.jpg

Kripa është e pasur me veti antibakteriale, antiinflamatore që parandalojnë përhapjen e mëtejshme të akneve, qetësojnë vatrat e inflamuara të tyre dhe mbajnë në kontroll prodhimin e sebumit, yndyrës natyrale që prodhon lëkura.

Më poshtë ju propozojmë tre trajtime natyrale ku përbërësi kryesor është kripa. Bëhet fjalë për disa trajtime e maska që mund t’i provoni në shtëpi në çdo kohë.

KRIPË + QUMËSHT

KRIPË + KOS NATYRAL

KRIPË + ARGJILË JESHILE + MJALTË