MENU
klinika

"Nuk e dua kufirin me..."

Shqipëria e Kosova të bashkohen? Rama flet për televizionin serb

13.05.2019 - 10:47

Kryeministri shqiptar Edi Rama në një intervistë për televizionin serb “Tv Pink”, ka folur në lidhje me kufijtë dhe bashkimin e shqiptarëve të Shqipërisë me ata të Kosovës.

Shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë janë vëllezër që tani jetojnë në dy vende të ndryshme dhe duhet të bashkohen”, kështu është shprehur kreu i qeverisë Rama teksa ka thënë se bashkimin e sheh si pjsë të rrugës për në Bashkimin Evropian.

Kryeministri i Shqipërisë thotë se është për një rajon pa kufij.

Nuk e dua kufirin me Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë, Serbinë. Duhet të punojmë për ta bërë atë të ndodhë”, tha Rama.

Sipas tij, Serbia duhet të përballet me realitetin dhe të pranojë se Kosova është shtet i pavarur dhe i lirë.

Nevoja për pajtim është e pashmangshme, dhe sa më shumë Serbia vazhdon të besojë në këtë ëndërr se kjo nuk ka ndodhur ose se ajo mund ta parandalojë atë, do të jetë më e dhimbshme për të gjithë”, tha Rama.

Rama tha se ai kurrë nuk foli për të ashtuquajturën Shqipëri e Madhe dhe se është termi i hartuar për t’u përdorur kundër shqiptarëve.

Ai tha se besonte se serbët dhe shqiptarët mund të bënin për Ballkanin çfarë bëri Franca dhe Gjermania për Evropën.

Në një pjesë të intervistës, ai foli edhe për simbolin e shqiponjës me dy koka, duke thënë se kjo nuk do të thotë asgjë të keqe për të tjerët dhe se është një simbol i njohjes së shqiptarëve.