30.05.2019 - 11:12
Profesioni i shoferit të autobusit është konsideruar gjithnjë si një profesion meshkullor.
Mirëpo këtë profesion vitet e fundit në shumë vende të botës kanë filluar ta ushtrojnë edhe femrat, duke shfaqur një thyerje të kesaj mendësie.
Dhe duket se për herë të parë këtë tabu po e thyen edhe një shqiptare.
Një shofere do të drejtojë autobusët-urbanë në rrugët e Prishtinës, kryeqytetit kosovar.
Kështu ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi për media.
“Në vazhdim të reformave në Trafikun Urban vjen risia e radhës. Laura Mirena është shofere e parë në ekip. I urojmë punë të mbarë “, thuhet në njoftim.