MENU
klinika

1 Maji i viteve '60-të në shekullin XX

“Si asht festue në Prishtinë – kujtimet e fëminisë sime”

01.05.2019 - 13:50

Kjo festë, në ish-vendet socialiste dhe komuniste ka qenë nji ndër festat kryesore shtetnore dhe në shumë vende, asht festue dy ditë (më 1 dhe 2 Maj). Më kujtohet si fëmi në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar, se maji ka qenë muaj i shumë festave. Përpos gëzimin që na sillte maji, me bukurinë e ringjalljes së natyrës dhe nxemjes së motit, ai na sillte festën e punëtorëve me ç’rast ne i kishim dy ditë pushim dhe festim. Po ashtu, në maj ishte edhe dita e Shën Gjergjit, dita e fitores ndaj fashizmit, si dhe dita e rinisë.

 

Me nji Maj organizoheshin manifestime shtetnore dhe parakalime ushtarake(parada ushtarake). Ne ndigjonim radio Tiranen dhe radio Kukesine, ishte ngazellyese per ne kur ndegjonim per paraden ushtarake ne Tirane dhe per fjalimet e shokut Enver. Enver Hoxha per ne personifikonte shqiptarin ma te “madh” te te gjitha kohnave. Per rinine dhe moshen mesatare, shoku Enver konsiderohej i veqant, bile disa mendonin se ai asht ma i “madh” se vet Profeti Muhamed(atehere rinia jone ishte me bindje te plot enveriste, nuk shkonte ne xhami dhe shume pak prej tyne i aplikonin ritet fetare). Ishte nji eufori dhe nji indoktrinim i thelle komunisto-enverist, pak a shume ishte nji pandan i euforise fetare te sotit. Ai qe vetem pak dyshonte ne kete vlersim per prijesin e revolucionarin shqiptar , anatemohej dhe shpallej si njeri i shitun dhe tradhetar. Babai im ishte nder ata te pakte, te cilet nuk e madheronin shokun Enver dhe se mendonin qe kjo ideologji asht ne dam te shqiptareve, per çka une si enverist qe isha atehere, kisha mospajtime me baben.

 

 

Ne nuk kemi pas asnjihere njerez(intelektual) vizionar qe ta demaskojne kete ideologji qe na solli shume te keqija. Babai im ka qene shume i logjikshem, i ndigjonte lajmet e zanit te amerikes dhe kishte nji njohuni per demokracine perendimore. Ai thoshte “si asht e mundun qe Enver Hoxha te jete kunder tane botes dhe ma i meqem se bota perendimore, duhet biro me i pa senet mbrapa kodres, dhe duhet me lexue ne mes te rreshtave”
Ne Prishtine ka qene tradite qe me dy Maj, qytetaret te dalin ne piknik ne Germi. Ne ate kohe edhe ashtu ka pas fare pak vetura dhe te gjithe ja kemi mesy ne kambe lugut te Germise. Pajtonat me kuaj kane qene nji mjet transporti dhe nji atraksion i vertet, pasi qe pajtoni dhe kuajt stoliseshin me lloj lloj stoli(shamija me ngjyre te kuqe, rruaza etj.).

 

 

Une athere kam jetue ne Pozderke(te Hani i Dilit) dhe per te arritun deri ne Germi(ku asht sot Villa Germia), na asht dasht te ecim afer nji ore. Ne visheshim me rrobat ma solemne dhe poashtu mernin me veti gjana ushqimore dhe ja mesynim lugut te Germise. Ish lluftetaret partizan, nga lufta e dyte botnore, i venin ne gjoksin e tyre medaljet e ndryshme qe i kishin fitue per meritat e tyne luftarake. Me kujtohet nji njeri ne moshe, gjoksi i te cilit ishte i mbushur me shume medalje(por si duket shumica e medaleve kane qene imitim i atyre te vertetave), per ate ai ma shume konsiderohej si nji palaqo i qytetit. Ka qene nji tjeter pijanec me emrin Aca i cili shitej si ish luftetar i madh partizan dhe me shishen e rakise ne dore, ecte qytetit dhe thoshte se asht Aca Çelik, e ne femijet banim shaka me te dhe i thirrnim Aca Pamuk, çka ai e kishte shume neveri dhe fillonte te na shaj dhe te na ndjek me vrap per te na rrahur, por si pijanec qe ishte nuk mundte me na arrite. Vargu i njerezve qe shkonin drejt Germise me dy Maj ishte i pafund. Nga Taukbashqja hynim stazes qe shkon ranze malit dhe arrinim ne lugun e Germise. Lugu i Germise mbushej perplot me njerez, aty kishte edhe shume tregtar ambulant qe shitnin nga gjanat ushqimore deri te lodrat e ndryshme.

 

 

Po ashtu aty vinin shume orkestra muzikore(shumica kan qene pjestar te komunitetit rome, por ka pas edhe shahira me sharkia e qiftelia). Lugu i Germise ma shume ngjante ne nji vend karnevali, bile kur babai im me nji rast fliste per karnevaline e Brazilit, une si femi e paramendoja at karneval si festen e dy Majit ne Germi. Manifesestimi ma i madh mbahej ne lugun ku tash asht ne ndertim qendra rezidenciale. Aty ne pjesen e eperme ka qene nji krua(nuk e di a asht ma) ku merrnim uje. Poashtu ne kete pjese ka pas raste kur jane pjeke flija dhe asht ba grill. E gjithe lugina ka buqite nga jehona e muzikes, sidomos e tupanave dhe surleve.

 

 

Ketu vallezohej dhe njerezit kyqeshin ne vargun e valltareve, nuk shiqohej se kush çka asht dhe çfar valle luhej, shota ka qene valle qe asht luajt ma se shumti dhe nga çdo kush. Poashtu zhvilloheshin lojna te ndryshe(shenjtaria me pushke ajrore, gjuajtja e gurit-gurapesh, gara ne mundje, luhej futboll, volejboll etj.). Ndigjohej muzike e te gjitha llojeve, bile behej nji lloj gare se cili grup muzikor asht ma i suksesshem(zeshem).Une si femi, ju bashkojsha grupit familjar qe dilnim ne piknik me dy Maj(baba, axha dhe shume kusheri).

Gjate rrugetimit stazes malore te Germise, axha im dhe nji kusheri imi kendonin kange te repertoarit te Qamilit te Vogel dhe Mazllom Myezinit, te cilet ne at kohe kane qene kangetaret ma ne za te muzikes popullore qytetare. Edhe sot me kujtohen tekstet dhe melodite e kengeve qe i kendonin si ato: “Pasha syt e mi”, “Ka nji vit e disa muaj”, ” I vujtun jam ne kete jete”, “Konstandine”, “O kandil” etj. Per pjestaret e komunitetit rom, kjo feste ka qene parapergatitore per festen e tyre kryesore Shengjergjin.

 

Nga: Vesel Makolli

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


George Soros/ Project Syndicate

Evropë, të lutem zgjohu!


“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët