Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë reagoi në lidhje me protestën e mbajtur gjatë paradites nga Sindikatat e Arsimit përpara këtij institucioni.
Në reagim thuhet se protesta është një e drejtë dhe “1 Maji” është pikërisht dita kur ushtrohet kjo e drejtë nga sindikatat.
Përsa i takon shqetësimeve të ngritura nga Sindikatat për mungesë dialogu me Ministren,u nënvizua fakti se ka dialog të vazhdueshëm me sindikatat për diskutimin e çështjeve të ndryshme si buxheti, nismat e reja dhe sidomos kontrata kolektive.
“Në kuadër të protestës së sotme para ministrisë nga ana e Sindikatës së Pavarur të Arsimit, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) dëshiron të theksojë se protesta është një e drejtë dhe “1 Maji” është pikërisht dita kur ushtrohet kjo e drejtë nga sindikatat.
MASR nënvizon se ka dialog të vazhdueshëm me sindikatat për diskutimin e çështjeve të ndryshme si buxheti, nismat e reja dhe sidomos kontrata kolektive.
Kontrata përfshin të gjitha kërkesat e sindikatave dhe jemi të lumtur që rritja e përvitshme e pagës së mësuesit do të reflektohet në pagën e prillit, të cilën çdo mësues/e do ta ketë në llogarinë e tij/saj duke filluar që nga dita e nesërme.
Në përfundim, MASR i uron përzemërsisht 1 Majin të gjithë punëtorëve dhe sindikatave“, thuhet në reagiminin e Ministrisë së Arsimit.