MENU
klinika

Situatë e tensionuar politike?

Kukan thirrje partive politike: Merrni një vendim!

29.05.2019 - 13:00

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë plotësisht hapjen e negociatave për në BE”, kështu është shprehur eurodeputeti i Partive Popullore Europiane dhe kryetari i Grupit punues të Komitetit për Punë të Jashtme të PE për Ballkanin Perëndimor, Eduart Kukan duke mbështetur kështu rekomandimin e bërë nga Johanes Hahn.

Kukan theksoi se këto vende kanë bërë progres dhe shtoi se ka ende vend për rezultate dhe lëvizje intensive.

Përsa i përket krizës politike në Shqipëri, Kukan bëri thirrje që partitë politike të marrin një vendim që i shërben popullit dhe të ngrihen mbi interesat.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë vërtetë rekomandimin që bëtë ju zoti Hahn.

Ka pasur progres por mund të kemi më shumë rezultatet dhe lëvizje intensive.

Ne vlerësojmë se në Shqipëri është një situatë e tensionuar politike, vendi do të shkojnë në zgjedhje në fund të qershorit dhe është në dorën e elitës politike për të marre një vendim që i shërben popullit, sepse populli i Shqipërisë vërtetë e meriton”, u shpreh Kukan.