MENU
klinika

Dashuria për legjendarin Niki Luada

Stjuardesa i dhuroi veshkën dhe shpëtoi jetën kampionit të F 1

23.05.2019 - 13:54

Historia e pabesueshme e dashurisë që i shpëtoi jetën kampionit legjendar të Formula 1 po bën xhiron në rrjetet sociale. Pas tetë muajve romance, stjuardesa i dhuroi veshkën e saj dhe i shpëtoi jetën Niki Luadës.

Kampioni i trefishtë i Formula 1, legjendari Niki Lauda,ndërroi jetë të martën në moshën 71-vjeçare.

Austriaku kaloi momentet e fundit të jetës me bashkëshorten e tij të dashur, Birgit Wetzinger.

Edhe pse kurrë nuk i pëlqente të zbulonte detaje rreth jetës private në publik, ai dikur u zbuloi gazetarëve se si ajo i kishte shpëtuar jetën në vitin 2005.

Ish-piloti i garave me vetura të shpejta ishte në lidhje te fortë dashurie me stjuardesën e avio-kompanisë që vetë e themeloi, Air Luada. Ajo ishte atëherë vetëm 26 vjeç ndërsa Niki plotë 56 vjeç. Megjithëse ishte periudhë e shkurtër kur ishin njoftuar për problemin shëndetësor të Nikit, ajo vendosi t’i dhuronte veshkën e saj.

Gjegjësisht, transplantimi i mëparshëm i organeve dështoi. Në vitin 1997, vëllai Florian i dhuroi atij një veshkë, por trupi i tij e hodhi poshtë. Lauda zbuloi se djali i Lucas po bënte teste, por doli se ai nuk mund të ishte një donator dhe pastaj e dashura e tij, Brigit i ofroi ndihmë.

 

Brigit tha se do të bënte testin, kështu që e pyeta përse dhe ajo u përgjigj sepse donte ta bënte këtë. I thashë asaj se sapo kishim filluar lidhjen dhe nuk desha të sakrifikonte kaq shumë për mua. Por, veshka e saj ishte ideale për transplantim”, zbuloi një herë në Lauda.

Brigite nuk ishte e frikësuar, ajo thjesht e bëri atë. “Po e bëj për ty sepse unë të dua”, ishin këto fjalët që ju përgjigjën me vepra dashurisë.

Pas disa muaj përgatitjesh, Lauda ishte lutur që transplatimi të ishte i suksesshëm pasi ishte i frikësuar. Ai u lehtësua kur gjithçka shkoi mirë.

Kujtojmë se Në vitin 2008, Lauda dhe Brigit u martuan në një ceremoni sekrete në Vjenë. Vetëm miqtë më të afërt dhe anëtarët e familjes. Nga martesa e lumtur, çift mori ka dy fëmijë, binjakët Mia dhe Max.

Niki Lauda ishte gjithashtu një pilot dhe një biznesmen i suksesshëm, i cili krijoi dy linja ajrore dhe vazhdoi të bënte kapitenin në fund të viteve ’60-ta të shekullit të kaluar.

Ai do të kujtohet më së shumti për trimërinë dhe elasticitetin që tregoi në rikuperimin nga një aksident zjarri në Grand Prixin gjerman të vitit 1976 në Nurburgring.

Lauda, që ishte duke udhëhequr Kampionatin Botëror, pasi fitoi titullin e parë, pësoi djegie të shkallës së tretë në kokë dhe fytyrë që e lanë të dëmtuar përjetë.

Megjithatë, ai u kthye në gara vetëm 40 ditë më vonë – duke përfunduar në vendin e katërt në Grand Prix të Italisë. Deri në fund të garës, plagët e pashëruara ia kishin ngjyrosur maskën me gjak. Kur u përpoq ta hiqte, zbuloi se ajo ishte e mbërthyer në fashat e tij. Ishte një nga aktet më të guximshme në historinë e sportit.

Më vonë, në autobiografinë e sinqertë, ai pranoi se kishte qenë aq i frikësuar sa nuk mund të garonte përsëri.

Thashë pastaj dhe më vonë se e kisha pushtuar frikën time shpejt dhe pastër”, shkruante Lauda në “To Hell And Back” dhe më tej shkruante, “Kjo ishte një gënjeshtër, por do të ishte qesharake të mbetja në duart e rivalëve të mi duke konfirmuar dobësinë time. Në Monza, unë kam qenë i ngurtë dhe i frikësuar”.