MENU
klinika

FRONTIER

Superkomjuteri më i shpejtë në botë është gati në 2021-in

10.05.2019 - 16:18

Puna për ndërtimin e kompjuterit më të shpejtë ka filluar në Laboratorët e SHBA-së dhe pritet të jetë i gatshëm online në vitin 2021.

Ky kompjuter do të jetë në gjendje të realizojë mbi 1.5 miliard të miliard veprime në sekondë.

Fuqia e tij as nuk do të llogaritet me kompjuterat që tashmë jemi mësuar.

Do të quhet FRONTIER dhe do të kushtojë 600 milion dollarë.

Sipas Jeff Nichols, FRONTIER do të jetë një përfaqësues i denjë i artit në informatikë dhe i përsosmërisë.