MENU
klinika

Deklarata

“Ta dijë edhe opozita”/ Balla zbulon kur hapen negociatat për në BE

30.05.2019 - 11:20

“Progres-raporti i publikuar dje nga Komisioni Europian është më i miri ndonjëherë për Shqipërinë”, kështu deklaroi kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Balla tha se brenda vitit 2019 do të hapen negociatat për integrimin e vendit tonë drejt Bashkimit Europian.

Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, Balla numëroi arritjet e evidentuara në raport, duke veçuar si sukses të padiskutueshëm, Reformën në Drejtësi.

Pavarësisht rëndësisë së vendimit të djeshëm, dua shumë të jem i sinqertë me të gjithë ju dhe kolegët e opozitës. Për ne ishte konfirmim dhe pasqyrim real i punës sonë drejt aspiratës për anëtarësim në BE.

Koincidence është fakti që publikimi i raportit u la direkt pas zgjedhjeve europiane që tregon se ky proces është edhe politik.

kolana e librave

Edhe vjet u mor ky vendim, por Këshilli Europian vendosi shtyrjen se vendimmarrja aty është mbi të gjitha politike. Secila nga 28 vendet do japë gjykimin e saj politik. Atë e ndikojnë shumë faktorë.

Progres-raporti është i bazuar në fakte, punë të kryera, ndonëse de jure nuk i hapi negociatat siç u rekomandua në qershor. Shqipëria vijoi punën e saj me procesin screening. E them nga eksperienca 14 vjecare në kuvend se ky ishte raporti më i mirë në këto vite.

Shpreh bindjen se brenda vitit 2019 Shqipëria do të hapë negociatat po e them pavarësisht opozitës rrugore që shkon në kah të kundërt me interesat e vendit.

Në 2019 do jemi të gjithë krenarë që vota e shqiptarëve na ka sjellë këtu. Pavarësisht se opozita u mundua me çdo kusht të minonte rrugën e integrimit të shqiptarëve. Ata s’kanë rreshtuar asnjë ditë të vetme të pengojnë punën e reformës në drejtësi”,- tha Balla.

Një përgjigje u ka dhënë Balla edhe akzuave se vendi është pa Gjykatë Kushtetuese, që e tha edhe presidenti Meta.

“Si ta mbanim gjykatën kushtetuese me shejtanin brenda?”- tha Balla.