Padyshim që mbrëmja e së mërkurës ishte një natë e madhe për Taylor Swift.
Këngëtarja hapi Billboard Music Awards duke performuar këngën e saj të fundit “ME”. Performanca e Taylor ishte mahnitëse, plot ngjyra dhe u duartrokit gjatë.
Por disa nga fansat krahasuan performanën e saj me atë të Beyonce në Coachella vitin e kaluar, duke gjetur detaje të përbashkëta si daullet apo veshja e trupës së baletit e gjitha me rozë.
Kjo ndezi edhe komentet e shumta tek publiku i pranishëm apo ndjekësit nga ekrani itelevizorit.
Fansat e Beyonce në disa raste u shfaqën edhe të irrituar.
Por fakti që Swift shkëlqeu me performancën e saj në Billboard mbetet ende i pakundërshtueshëm.