MENU
klinika

EMRI+FOTO

Tjetër “thikë pas shpine” për LSI, cili është kandidati që kërkon mandatin?

09.05.2019 - 13:16

Duket se rrjedhjet në dy partitë opozitare PD-LSI nuk kanë të mbaruar.

Një tjetër kandidat i LSI-së ka kërkuar sot në Qendror të Zgjedhjeve marrjen e mandatit të deputetit.

Sterjovski në formularin e tij të dekriminalizimit, thekson se ka ndryshuar mbiemrin nga “Sterjo” në “Sterjovski”.

Ai ka patur postin e Drejtorit të Ujësjellësit në Fshatrat të Korçës.

Ndërkohë që ka patur dhe postin e nënkryetarit të Komunës Pustec.

Ai po ashtu shënon në CV e tij se është Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës së Maqedonasve për Integrim Europian, nga viti 2013 e në vazhdim.