MENU
klinika

Tregu i Punës

2018, të punësuar mbi 1.2 mln persona

03.05.2019 - 13:55

Shkalla e papunësisë është ulur gjatë vitit 2018. Sipas vlerësimeve të bëra në Anketën e Forcave të Punës gjatë vitit të kaluar numri i individëve të gatshëm për punë ishte mbi 1.4 milionë nga të cilët të punësuar rezultuan të jenë mbi 1.2 milionë.

Sipas INSTAT, 43.9% e të punësuarve përbëhet nga femrat ndërsa 56.1% janë meshkuj. Nga ana tjetër numri i të papunëve ka arritur në 173 mijë persona raportet e të cilës ndahet në 42.3% femra dhe 57.7% meshkuj.

Sipas INSTAT meshkujt kanë një shkallë më të lartë në forcat e punës sesa femrat. Shkalla e punësimit për femrat është 52.4% ndërsa për meshkujt është 66.7%. Diferenca mes tyre është 14.3 pikë përqindje.

Sipas të dhënave nga INSTAT, sektori i shërbimeve dhe sektori bujqësor kanë përqindjen më të lartë të të punësuarve me përkatësisht 42,9 % dhe 37,4 % të të punësuarve gjithsej.

Shkalla zyrtare e papunësisë, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 12,3 % dhe shënon një ulje me 1,4 pikë përqindje krahasuar me vitin 2017.

Për meshkujt, shkalla e papunësisë është 0,8 pikë përqindje më e lartë sesa për femrat. Shkalla e papunësisë për të rinjtë e moshës 15-24 vjeç është 28,3 % .

Krahasuar me vitin pararendës, shkalla e papunësisë së të rinjve në 2018 ka rënë me 3,6 pikë përqindje. Në vitin 2018, të rinjtë e moshës 15-29 vjeç të cilët nuk janë të punësuar dhe nuk janë duke ndjekur shkollën apo ndonjë formim profesional përbëjnë 28,6 % të të rinjve gjithsej.

Në grupin e të rinjve që nuk janë të punësuar dhe nuk janë as duke ndjekur shkollën apo ndonjë formim profesional, 36,6 % klasifikohen si të papunë.

Analiza mbi baza rajonale ka rezultuar se në vitin 2018, qarqet me shkallë punësimi më të lartë për popullsinë 15-64 vjeç janë: Elbasani (61,5 %) dhe Korça (59,5 %). Ndërsa qarku me shkallë punësimi më të ulët është qarku Lezhë (45,6 %).

Paga mesatare

Në vitin 2018, paga mesatare mujore brutonë Shqipëri është 50.589 lekë. Paga mesatare mujore bruto është mbi nivelin mesatar për aktivitetet ekonomike si:

Aktivitetet Financiare dhe të sigurimit; Administrata publike dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale.

Ndërsa aktivitetet ekonomike me pagë poshtë nivelit mesatar janë: Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motorçikletave; transporti dhe magazinimi; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor; dhe Bujqësa, Silvikultura dhe Peshkimi.

Hendeku gjinor në paga është 10,7%. Hendeku gjinor në paga është më i theksuar mes punonjësve që janë të punësuar në ndërmarrjet ekonomike që i përkasin grup-aktivitetit ekonomik “Industria nxjerrëse; përpunuese; energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar; furnizimi me ujë; aktivitetet e trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, rehabilitimit”.

Për këtë grup-aktivitet, hendeku gjinor në paga është 35,1 %. Krahasuar me vitin e mëparshëm hendeku gjinor në paga për këtë grup aktivitetesh ka rënë me 0,5 pikë përqindje

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në rritje me 15%

200 mln euro kredi konsumi