MENU
klinika

Detajet

U arrestua në banesë, ja çfarë u vendos për bashkëshortin e ministres Shahini

13.05.2019 - 13:37

Mëngjesin e sotëm, deputeti kosovar Dardan Molliqaj, njëherazi edhe bashkëshorti i ministres shqiptare Besa Shahini u arrestua nga policia në banesën e tij.

Ndërkohë raportohet se Molliqaj është mbajtur vetëm pak orë nga policia dhe më pas është liruar.

Lajmin për lirimin e Molliqajt e ka konfirmuar zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi.

“Rasti ishte dërguar në Prokurori. Deputeti Molliqaj tashmë është liruar me procedurë të rregullt”, ka thënë zëdhënësja e PSD-së për kp.

Sipas Policisë, gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar dje një urdhër arrest për Dardan Molliqajn.

Ai u arrestua në lidhje me pjesëmarrjen në protestë pas arrestimit të liderit të VV-së, Albin Kurti, në vitin 2015. Molliqaj në atë kohë ka qenë sekretar organizativ dhe njëri ndër njerëzit kryesorë në VV.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN