MENU
klinika

Detaje të reja

Arrestohet bashkëshorti i ministres Besa Shahini

13.05.2019 - 12:17

U arrestua në banesë, ja çfarë u vendos për bashëshortin e ministres Shahini

Mëngjesin e sotëm, deputeti kosovar Dardan Molliqaj, njëherazi edhe bashkëshorti i ministres shqiptare Besa Shahini u arrestua nga policia në banesën e tij.

Lajmin për lirimin e Molliqajt e ka konfirmuar zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi.

Ndërkohë raportohet se Molliqaj është mbajtur vetëm pak orë nga policia dhe më pas është liruar.

“Rasti ishte dërguar në Prokurori. Deputeti Molliqaj tashmë është liruar me procedurë të rregullt”, ka thënë zëdhënësja e PSD-së për kp.

Sipas Policisë, gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar dje një urdhër arrest për Dardan Molliqajn.

Ai u arrestua në lidhje me pjesëmarrjen në protestë pas arrestimit të liderit të VV-së, Albin Kurti, në vitin 2015. Molliqaj në atë kohë ka qenë sekretar organizativ dhe njëri ndër njerëzit kryesorë në VV.

***

Arrestohet bashkëshorti i ministres Besa Shahini

Deputeti Dardan Mulliqaj, njëherazi dhe bashkëshorti i ministres së Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini është arrestuar nga policia në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur nga partia Socialdemokrate e Kosovës.

Mediat kosovare njoftojnë se Mulliqaj është arrestuar në banesën e tij dhe nuk ka qenë i njoftuar më parë për seancë apo për paraqitje në gjykatë.

Ministrja Besa Shahini pak kohë më parë kurorëzoi martesën me deputetin kosovar, veprim ky që mori vëmendjen e mediave kosovare dhe atyre shqiptare.

Molliqaj është arrestuar nën arsyetimin për pjesëmarrje në protestën për lirimin e deputetit Albin Kurti, në vitin 2015.

Arrestimi i deputetit në fjalë ka qenë në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut dhe në shkelje të plotë të procedurave ligjore.

Për këtë arsye, ajo protestë ka qenë e drejtë dhe e nevojshme”, thuhet në njoftimin e PSD-së.

Partia ku bën pjesë deputeti Mulliqaj ka kërkuar menjëherë lirimin e tij.

PSD është për shtet të së drejtës, ku respektohet liria për protestë dhe kritikë. Prandaj, për ne është e papranueshme çfarëdo përpjekje për cenimin e tyre”, thuhet në reagimin e PSD-së.