MENU
klinika

Pritja 25-vjeçare...

“Vazo me lulëkuqe” mbetet e Van Gogut

23.05.2019 - 14:28

   Pas 25 vjetësh, zgjidhet misteri mbi vërtetësinë e një pikture të njohur. Piktura e dhuruar nga një koleksionist anonim, për muzeun “Wadsworth Atheneum” në Hartford, Konekticat, në vitin 1957, është vërtetuar se i përket piktorit Vincent Van Gogh. Nëpërmjet teknologjisë së re për identifikimin e pikturave, u zbulua origjinaliteti i veprës, pas shumë vitesh me dyshime dhe debate.

Kjo është piktura “Vazo me lulëkuqe e Van Gogut”. Ajo iu dhurua nga një koleksionist,  muzeut “Wadsworth Atheneum” në Hartford, Konekticat, në vitin 1957 – shprehet drejtori i muzeut.

 

 

Por, muzeu e mbante atë të fshehur për më shumë se dy dekada, pas shumë pikëpyetjeve që qenë ngritur rreth origjinalitetit të saj.

“Pra, për rreth 25 vjet, piktura mbahej në magazinë ose … më pas, ajo ndodhej e varur në murin e zyrës së llogarisë në muze, si dekoracion”, – thotë Thomas Loughman, drejtor i muzeut “Wadsworth Atheneum”.

Në vitin 1995, stafi filloi kërkimet për të provuar nëse piktura ishte autentike.

Ata u përpoqën të përdorin një pajisje me rreze X në një spital, por imazhet që morën ende nuk ishin bindëse për ta shpallur pikturën, një krijim të vërtetë nga mjeshtri Van Gogh.

 

 

 

Më pas, muzeu bleu pajisje të re të avancuar. Më në fund, erdhi zbulimi. Eksperti Allen Kosanovich, studioi rezultatet… Poshtë shtresës së parë të pikturës, ai dalloi një pikturë tjetër që ngjan me autoportretin e Van Gogh-ut.

“Me ndihmën e rrezeve X në të djathtë, shohim pikturën aktuale dhe në të majtë, piktura duket me kokë poshtë, ku dallohen linja të theksuara të veshit dhe hundës…” – tregon Kosanovich.

Por, raporti përfundimtar që konfirmon origjinalitetin e pikturave pritet nga muzeu i Van Gogh-utm në Amsterdam.

“Raporti është duke u shkruar ndërsa ne flasim – është një pikturë autentike! Mendova, çfarë mundësie e mrekullueshme për ta ndarë këtë zbulim me botën, në mënyrë të organizuar; kjo mund të hapë edhe diskutime për raste të tjera – si këtu në Konecticat dhe në të gjithë botën !”, – shprehet Loughman.

Kështu, pas një udhëtimi të gjatë nëpër magazina dhe pas shumë analizash me rreze X – piktura e Van Gogh-ut, “Vazo me lulëkuqe”, është shfaqur përsëri në muret e ekspozitës, për t’u admiruar nga të gjithë artdashësit./Konica.al

 

Përshtati: Hera Lera

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kryevepra e piktorit në muzeun 'Van Gogh'

“Luledielli” në gjendje kritike…

Spektakël rrëmbimesh

Si humbën pikturat e famshme?


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit