MENU

Spektakël rrëmbimesh

Si humbën pikturat e famshme?

28.03.2019 - 17:30

Për aq kohë sa ka pasur art, ka pasur edhe hajdutë arti. Ndonjëherë grupet e hajdutëve kanë qenë në gjendje të vjedhin një numër të madh pikturash në të njëjtën kohë, me vlerë qindra miliona dollarëve, ndërsa herë të tjera janë mjaftuar me më paj dhe me çmime shumë më të lira.

Disa prej tyre janë të suksesshëm, ndërsa shumë të tjerë kapen dhe kësisoj, në të tilla kushte veprat e artit shkatërrohen. Më poshtë, shohim disa nga pikturat më të famshme të artit që janë grabitur, duke përfshirë pikturat më të famshme nga autorë të mëdhenj, si: Leonardo da Vinçi, Gustav Klimt dhe Edvard Munch – disa prej pikturave prej të cilëve, nuk u gjetën më.

 

 

Artist: Leonardo da Vinci

“Mona Lisa” u vodh në mënyrë spektakolare më 21 gusht 1911, pasi tre grabitësit  italianë u fshehën gjithë natën në muzeun e Luvrit në Paris. Hajdutët morën arratinë, ndërsa kryetari, Vincenzo Perugia e fshehu pikturën dhe përfundimisht u përpoq t’ia shiste atë një tregtari arti në Firence, i cili u pati dyshime dhe alarmoi autoritetet. “Mona Lisa” u kthye në Luvër, 28 muaj pasi e kishin vjedhur.

 

Artist: Pablo Picasso

Piktura u vodh nga Musée d’Art Moderne de la Ville de Paris. Hajduti e hodhi atë në një kazan që u zbraz para se autoritetet ta mësonin se në të ishte piktura. Sot, piktura do të ishte me vlerën prej më shumë se 26 milionë dollarësh në ankand.

 

Artist: Pablo Picasso

Kjo pikturë e Pikasos e vitit 1971, ishte njëra nga shtatë të grabiturat nga Galeria e Kunsthalit të Roterdamit, mesditën e të ditës, grabitja më e madhe e veprave të artit për më shumë se një dekadë në Hollandë. Olga Dogaru, nëna e njërit prej tre grabitësve rumunë, e trembur nga arrestimi i të birit, kështu që e fshehu atë në një shtëpi të braktisur dhe pastaj në një varrezë. Më vonë, ajo i nxori ato dhe i dogji kur dëgjoi se policia po kërkonte veprat e vjedhura

 

 

 

Artist: Jan Van Eyck

Besohet se ky panel nga pjesa më e madhe, shumëkëndëshe Ghent, përshkruan portrete të disa figurave asokohe bashkohore, si “Philip The Good” dhe ndoshta Hubert dhe Jan van Eyck vetë. Por, paneli ishte vjedhur gjatë natës, më 10 prill 1934, nga katedralja e Shën Bavës, në Belgjikë, për të mos u parë më nga publiku.

 

Artist: Raphael

Portreti i një të riu u krijua në 1513 ose 1514 nga piktori dhe arkitekti Raffaello Sanzio da Urbino, i njohur si Rafael. Shumë e konsiderojnë atë si portretin e tij. Piktura u vodh nga nazistët në Poloni dhe konsiderohet piktura më e rëndësishme që mungon ende, qysh nga lufta e Dytë Botërore.

 

Artist: Vincent van Gogh

Kjo vepër u krijua në fillim të vitit 1884 dhe u modifikua në fund të vitit 1885. Van Gogh e pikturoi atë në Nuenen, një fshat i vogël në Hollandë, kur babai I ati u bë pastor i kishës lokale reformuese më 1882. Artisti e pikturoi atë, kur e ëma theu këmbën. Piktura origjinale tregonte vetëm kishën dhe pemët e babait të tij, por në vitin 1885 u shtua një kongregacion me rroba zie. Babai i piktorit vdiq në 1885. Piktura u grabit nga muzeu “Van Gogh” në Amsterdam, në vitin 2002 dhe u gjet vetëm pas 13 vjetësh, në vitin 2016, – sipas RealClear.

 

Artist: Johannes Vermeer

Piktura tregon një burrë dhe dy gra që interpretojnë muzikën. Ishte vjedhur nga muzeu “Isabella Stewart Gardner” në Boston në vitin 1990 dhe nuk u gjet kurrë. Është vlerësuar mbi 200 milionë dollarë.

 

Artist: Leonardo Da Vinci

Kjo pikturë, me vlerë midis 45 dhe 50 milion dollarë, u vodh nga shtëpia e dukës Buccleut në Skoci. U gjet katër vjet më vonë, por vetë duka nuk e pa më kurrë atë, pasi ai vdiq një muaj para se t’ia kthenin.

 

Artist: Gustav Klimt

Kjo pikturë nga Gustav Klimt ishte një nga shumë vepra arti të vjedhura nga nazistët gjatë luftës së Dytë Botërore. Ishte pikturuar midis 1903 dhe 1907 dhe ishte autorizuar nga ai që është subjekti, një bankier hebre, prodhues sheqeri. Piktura u kthye në familje pas luftës dhe u shit në të njëjtin vit, për 135 milionë dollarë, duke shënuar një çmim rekord për një pikturë.

 

Artist: Edvard Munch

Kjo pikturë portreti u krijua midis viteve 1893 dhe 1910 dhe tregon një figurë me një shprehje të agonizuar që qëndron para një qielli të trazuar. Ishte i njohur si “ikona e artit modern, një Mona Lisa për kohën tonë”. Ishte vjedhur nga Galeria Kombëtare në Oslo, në vitin 1994. Galeria nuk pranoi të paguante një shpërblim prej 1 milion dollarësh, ndaj ishte operacioni i policisë norvegjeze që e gjeti atë. Por piktura ishte vjedhur edhe nga Muzeu Munch në Oslo, në vitin 2004,nga persona të armatosur. Piktura u dëmtua, por u gjet në vitin 2006.

 

 

Lirika e gjuhës së mprehtë

Azem Shkreli pena origjinale bashkohore

Nismëtar i letërsisë

Barleti epos i shpirtit shqiptar

Shqipëria dinjitoze në Kanë

“Furgoni” mes 11 filmave pretendentë

Albanologu, përkthyes e kritik... iku!

Lanksh, dashnori i gegnishtes së Camajt