MENU
klinika

Për çfarë i lutej pa pushim djalit?

Kush ishin miqtë e tij?/ Bulku: Rolet më të bukura të Xhodës

18.01.2020 - 20:23

Në një nga intervistat, aktorja Rajmonda Bulku rrëfen të shkuarën e aktorit të madh, Xhevdet Feri, që u nda nga jeta pak ditë më parë, duke lënë pas një trishtim të madh në kinematografinë shqiptare dhe gjithë popullin.

Bulku rrëfeu marrëdhënien shumë të ngushtë, që Xhevdeti kishte me bashkëshorten e tij, dhe që sipas saj, e përcollën gjithë dashurinë edhe te vajza e tyre, Bora.

Më tej, gjatë intervistës, Bulku foli dhe për miqtë e Xhodës, marrëdhëniet që kishte me kolegët e tij aktorë, si dhe përkushtimin në punë, ku në një moment ajo shprehet “Lumë ata që kanë pasur fatin të punojnë me Xhevdetin”.

  • Pjesë nga intervista:

E thërrsnit gjithmonë Xhoda, është një shkurtim i emrit të tij..

Po në fakt ka edhe Xho,Xeta, Xho, ‘Xho dhe djali im’. Edhe në natën që vajta edhe ajo thoshte ‘djali im, mos më ler o zemër, mos më ik, o djali im’, përkëdheleshin shumë bukur me njëri tjetrin dhe ashtu rritën edhe Borën, me atë dashuri. Dhe Bora u bë e zgjuar, i plotësoi dëshirat që ka prindi për fëmijët.

Në ato vite, e kishte shijen e famës Xhevdet Feri, si e menaxhonte atë? Si i kishte marrëdhëniet me kolegët?
Me natyrën që kishte Xhoda nuk mendoj që nuk i dinte vlerat e veta. Ishte i zgjuar për të mos qenë i llastuar. E dinte sa vlente, si bënte teatrin. Ishte i plotësuar, ishte figurë e veçantë dhe i plotësuar edhe në punë të tjera që ka bërë. Njeri shumë kompleks që nuk i mëshoi vetëm të qenurit, aktor, por ishte një menaxher i shkëlqyer, drejtues i shkëlqyer ishte që dinte të bënte ligje. Ishte njeri që asnjëherë në tavolinë nuk thoshte një thashethem, nuk thoshte një përshtypje të keqe, të fliste keq për njeri tjetër, merrej me gjëra produktive.

Cilët radhiteshin në dijeninë tuaj si miq të tij?

Xhevdeti ka qenë nga ata njerëz që ishte me shumë shumë miq, të shumë profesioneve. Petrit Bec, Gjergj Xhuvani, Tan Huqi. Ishte një shtëpi mikpritëse, me derë të hapur gjithmonë me miq të përbashkët, nga politika arti e profesione të tjera.

Arritët të flisnit ndarjen nga jeta të z.Xhuvani?

Edhe Gjergji ishte i jashtëzakonshë , djalë i kulturuar, i lidhte jo vetëm puna.

Cilin do të vlerësonit ju si rolin më të arrirë të Xhevdet Ferit?

Rol të bukur ka patur shumë te ‘Vitet e pritjes’, ka qenë figurë që i duhej atij filmi. Te ‘Dasma e Sakos’ ka qenë shumë interesant, pastaj ka patur Me Matildën. Disa role i ka patur shume potente, që mbeten në kujtesë.

Përgjatë këtyre ditëve, kur flitet për është edhe roli te ‘Përrallë nga e kaluara’, një rol i veçantë ..

Është një film shumë i bukur, i vendosur shumë bukur dhe e ka mëshiruar atë rol. Atë film e ka patur edhe me Dhimitër Anagnostin, regjisorin e fillesave të veta, por nuk ia harron kollaj Xhevdetit figurat.

Si ishte si pedagog?

Kam dëgjuar që ishte që e merrte deri në fund studentin me përkushtim të jashtëzakonshëm. Them ‘lum ata që kanë punuar me Xhevdetin, janë të rrallë këta lloj njerëzish. Një mendje e zgjuar që ka ditur ç’të japë, ç’tu thotë studentëve, e ç’të bëjë në pjesën tjetër të jetës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ju tregoj një situatë të vështirë, si reagonte Xhoda…"

Një jetë kushtuar skenës! Rrëfimi i Bulkut për Xhevdet Ferrin

"Na la një trashëgimi të vyer në kinematografi"

Ndarja nga jeta e aktorit Xhevdet Ferri, Meta: Më ka prekur thellë