MENU

Lirika e gjuhës së mprehtë

Azem Shkreli pena origjinale bashkohore

27.05.2019 - 12:27

Azem Shkreli zë vend në krye të poezisë bashkohore shqipe. Me poezinë e tij, Shkreli përmes cilësisë së vargut, shënoi kthesën në rrjedhën e poezisë në Kosovë dhe Shqipëri, po ashtu. Tematika e gjerë e vargjeve shkreliane i këndoi heroit lirik, duke e subjektivizuar dhe solli një ndjesi të re, të mprehtë ndaj peshës së gjuhës e fjalës.

Furishëm, ai solli në poezinë e viteve pesëdhjetë këtë veçori, kur poezia ishte plot me patosin e euforisë kolektive.

 

 

 

 

Azem Shkrelí lindi më 1938 në Rugovë, Pejë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa në Prishtinë, përfundoi shkollën e mesme për të vazhduar fakultetin e Filozofisë, degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe. Për shumë vjet, ai ka qenë kreu i shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor pranë Teatrit Krahinor në Prishtinë, si dhe themelues e drejtor i “Kosova Film”. Vdiq në pranverën e vitit 1997.

Ka botuar këto vepra në poezi “Bulzat” (1960), “Engjujt e rrugëve” (1963), “E di një fialë prej guri” (1969), “Nga bibla e heshtjes” (1975), “Pagëzimi i fjalës” (1981), “Nata e papagajve” (1990), “Lirikë me shi” (1994), “Zogj dhe gurë” (1997). Proza e Shkrelit vjen përmes: “Karvani i bardhë” (1961), “Sytë e Evës” (1975), “Muri përfundi shqipes Shtatë nga at”, si dhe dramat: “Fosilet” (1968), “Varri i qyqes” (1983) etj. Poezia e Shkrelit është përkthyer në shumë gjuhë të huaja.

 

 

 

 

Shfaqja e Azem Shkrelit si poet, veç sipkatjes për talentit të fuqishëm, shënonte njëkohësisht kthesën e parë drejt hapjes dhe modernizimit të poezísë shqipe të pasluftës. Shkreli u ngjít natyrshëm në kulmet e poezisë së sotme shqipe, duke u konsoliduar e përforcuar si vjershëtor, nga njëra vepër poetike në tjetrën, deri në atë të fundit, që e la dorëshkrim “Zogj dhe gurë”, botuar më 1997.

Veprimtaria në poezi dhe në prozë e Azem Shkrelit në fund të viteve pesëdhjetë dhe në fillim të gjashtëdhjetave, shënon kthesë cilësore dhe kthesë në praktikat krijuese letrare. Gjatë viteve pesëdhjetë, si gjimnazist, Azem Shkreli, ka mundur të lexojë nga letërsia e kohës në gjuhën shqipe një poezi tematikisht të kufizuar, me një strukturë dhe stil artistik gjuhësor që i mungonte origjinaliteti.
Në prozë, po ashtu, kishte edhe më shumë varfëri. Me përjashtim të ndonjë emri, (Hivzi Sulejmani), ajo pak prozë e autorëve jo fort të talentuar, kryesisht trajtonte tematikën e luftës dhe të fitores përmes një rrëfimi klishe bardhezi dhe të metodës së realizmit socialit.

 

 

 

 

Kësisoj, Azem Shkreli shënoi kthesën e parë më të rëndësishme në poezi, në radhë të parë, duke e çliruar unin lirik intim nga ai kolektlv, duke ndërthurur brenda tij, temën e dashurisë për vendlindjen dhe duke portretizuar njeriun e truallit rugovas, me ngjyrimet e traditës dhe të lashtësisë, dashurinë për vashën, lirikën e peizazhit, etj.

Nga ana tjetër, thyerjen e parë të madhe në letërsinë mbarëshqiptare, Shkreli e solli me romanin “Karvani i bardhë”, si edhe me tregimet e përfshira në vëllimin “Sytë e Evës”, vepra këto, ndër më të realizuarat në prozën tonë të shkurtër. Vdiq në pranverën e vitit 1997./Konica.al

 

***

 

Azem Shkreli

 

NË VEND TË PËRSHENDETJES

Shko se furishëm po fryn në mua erë mallkimi që s’të fal.
Dhe dije

Mirë, kurrë më një e një nuk bëjnë një
Si thonte Hikmeti, aj farë poeti me këngë prej zjarri. Shko
Merri me vete lutjet tua, edhe hijen tënde, hiqe zvarrë
Rrugëve si gjenë e ndyrë. Mos u kthe mbas. Mos i harro
Sytë e përlotur në shtekballin tim. Mos thuaj lamtumirë.
Asgjë mos thuaj. Merri me vete gjurmat nëpër të cilat
Erdhe një natë më e përvuajtur se frika dhe hyre në mua.
Shko
Dhe bëhu fjalë e mbrame n’gojën time. Bëhu shkrepëtirë
e fikur

N’ylberin e shikimit tim. Bëhu çdogjë pos Meje e Teje
Dhe asaj që e quajtëm Ne kur i zinim yjet si fluturat
E ua ngjisnim nga një emër mos ta harrojmë emrin tonë.

Kumbonat e pendimit kur çmendet mallit vetmia ose kur
më buza buzën
E han n’pikllim që mëkatin s’e lan, që s’mundet ta shpojë
Gurin e rëndë, gurin e ftohtë të ndarjes. Shko, më mirë
Dhe hesht. Mos u kthe mbas. Mos i harro
Sytë e përlotur n’shtekballin tim. Mos më thuaj lamtumirë
E kur t’shkojsh larg, më larg se prej blerimi n’blerim
E kur t’shkojsh larg, më larg se prej zemre në zemër
Aq larg sa ta harrosh edhe emrin tënd dhe zërin tim,
fshihu prej vetes

Shkurto flokëgjatat, mate me to mendjeshkurtrën tënde
dhe mos qaj. Shko
Se tmerrshëm po lëndrojnë sonte n’mua rrëketë e gjakut
Shko
Merri me vete edhe rrugët të mos kthehesh kurrë
Në vesën e lotit të rrejshëm gërmadhat e kujtimit t’i
rrëzosh. Shko
Mbyllu në do kështjella të largëta harrimi ku s’të zgjojnë

Kumbonat e pendimit kur çmendet mallit vetmia ose kur
buza
buzën
E han n’pikllim që mëkatin s’e lan, që s’mundet ta shpojë
Gurin e rëndë, gurin e ftohtë të ndarjes. Shko, më mirë
Dhe hesht. Mos u kthe mbas. Mos i harro
Sytë e përlotur n’shtekballin tim. Mos thuaj lamtumirë
E kur t’shkojsh, më larg se prej blerimi n’blerim
E kur t’shkojsh larg, më larg se prej zemre në zemër
Aq larg sa ta harrosh edhe emrin tënd dhe zërin tim,
fshihu prej vetes

Shkurto flokëgjatat, mate me to mendjeshkurtrën tënde
dhe mos qaj.
Shko
Se tmerrshëm po lodrojnë sonte n’mua rrëketë e gjakut
të ndezur

 

Përgatiti: Hera Lera

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


87 – vjetori i Dritëro Agollit

“Këtu s’do t’jem, do jem larguar”!

Nga Dorian Koçi

80 vjet pa Migjenin

Lahuta e 15,613 vargjeve epike

Fishta këndohet në Europë


Nismëtar i letërsisë

Barleti epos i shpirtit shqiptar

Shqipëria dinjitoze në Kanë

“Furgoni” mes 11 filmave pretendentë

Albanologu, përkthyes e kritik... iku!

Lanksh, dashnori i gegnishtes së Camajt

Si e parandjeu Ali Pasha fundin

U përcoll po aq madhërishëm saç jetoi